Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deklarata e fortë e deputetit gjerman, shpërthen Manjani: Nuk e kuptoj ç’ po bën opozita

Shkruar nga Newsbomb

Pas deklaratës së deputetit gjerman të CDU, Johann Wadephul ka i cili u shpreh se ngritja e kapmeve për refugjatët ka qene një porpozim i ardhur nga Shqipëria, ka reaguar ish-minitri i drejtësisë, Ylli Manjani.

“Pra, nuk është as fantazi kozmike, as sajesë e shtypit Europian e aq më pak sajesë e opozitës! Është realitet! Kryeministri, miza e kalit, i ka ofrur vetë këtë poshtërsi me pasoja të rënda për vendin e tij! Është absolutisht unik në sojin e palaçove udheheqës që shesin vendet tyre për pushtet personal! Pra kishim të drejtë ne që reaguam dhe vazhdojmë të reagojmë”, shkruan Manjani në postimin e tij.

“Gënjeshtari me këmbë të gjata u pa se ç’po bën. Opozita, nuk e kuptoj se ç’po bën”, shprehet mes te tjerash ish-ministri.

Postimi i plotë:

Gënjeshtari me këmbë të gjata!

Johann Wadephul i CDU, ja plas përsëri në lule t’ballit Edi Ramës, gënjeshtarit të popullit të vet!

“Ngritjen e qendrave të refugjatëve na e ofroi Edi Rama”- thotë Wadephul.

Pra, nuk është as fantazi kozmike, as sajesë e shtypit Europian e aq më pak sajesë e opozitës!

Është realitet! Kryeministri, miza e kalit, i ka ofrur vetë këtë poshtërsi me pasoja të rënda për vendin e tij! Është absolutisht unik në sojin e palaçove udheheqës që shesin vendet tyre për pushtet personal!

Pra kishim të drejtë ne që reaguam dhe vazhdojmë të reagojmë!

Ende nuk e kuptoj opozitën zyrtare?!!

Dikush, përveç Pandeli Majkos (i cili meriton respekt) duhet ti thotë Europës se Shqipëria nuk mund ta pranojë këtë barrë me pasoja katasteofike!

Ne jemi për vete në emergjencë humanitare, sociale, ekonomike e ligjore! Nuk mund te garantojmë asgjë të mirë për asnjë refugjat, të cilën nuk kanë destinacion Shqipërinë.

Ne kemi nevojë nga Europa për investitorë dhe jo Refugjatë!

Qeveria jonë na keq përfaqëson, ndaj opozita është legjitime të përfaqësojë zërin e shumicës së popullit shqiptar, që nuk do biznes për trafikantët, por punë të ndershme dhe zhvillim.

Nuk është aspak turp tu themi cilësdo qeveri në Europë : jo, ne nuk marrin refugjatë qe nuk i mbani dot ju!

Gënjeshtari me këmbë të gjata u pa se ç’po bën!

Opozita, nuk e kuptoj se ç’po bën!!!!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu