Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e fortë e Bardhit: Nëse në 6 muajt e parë nuk hetojmë e denoncojmë aferat e qeverisë Rama, jemi duke vjedhur vetë

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u shpreh në Real Story, se koncesioni korruptiv i Rinasit, shtyrja e kontratës, do të anulohet. Numri dy i PD, tha se i pari që ka denoncuar këtë aferë, është Lulzim Basha.

Ky argument erdhi gjatë debatit me analistin Lubonja, duke iu përgjigjur shqetësimit të tij se çfarë qendrimi do të mbajë PD nesër në pushtet me oligarkët.

Bardhi po ashtu tha se shumë koncesione dhe PPP do të hulumtohen e do të hetohen.

Sekretari i Përgjithshëm u shpreh se nëse për 6 muaj në pushtet, do të shihni se nuk do të kontrollohen, verifikohen, aferat që ka bërë qeverisja në këto 8 vite, skandalet e denoncuara nga Opozita, atëherë do të thotë se qeveria, ata vetë janë duke vjedhur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll