Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deklarata e fortë e avokatit: Tragjedia e turistëve rusë u zgjodh enkas të ndodhte në Shqipëri, grupi i hetimit të fokusohet te...

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë e avokatit: Tragjedia e turistëve rusë u zgjodh

Avokati Bledar Meminaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, pasi u shpreh se tragjedia e turistëve rusë u zgjodh enkas të ndodhte në Shqipëri.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak se ekspertët tanë nuk janë të përgatitur për të zbuluiar ngjarje të tilla, teksa shtoi se i gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit duhet të marrë provat.

“Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi procedures, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim, asfiksi.

Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit. Vendngjarja është aty ku duket, por në fakt këtu është përfundimi. I gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit të marrë provat”, tha Meminaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.