Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Deklarata e fortë e avokatit të Saimir Tahirit: Kur dënuan Tahirin që ishte i pafajshëm, të tjerët do shkojnë në burg edhe për një firmë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë e avokatit të Saimir Tahirit: Kur dënuan

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë një deklaratë të fortë në Euronews Albania.

Ai u shpreh se Tahiri u bë “kokë turku” për t’i treguar Europës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, arrestimi i Tahirit i hap rrugë arrestimeve të zyrtarëve të tjerë, pasi tha se nëse u dënua Tahiri që është i pafajshëm, atëherë të tjerët do të shkojnë në burg edhe për një firmë.

“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg. Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese