Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Deklarata e fortë e Arben Ahmetajt për Bashën: Atë që merrte vesh në PD e vratë, mbani ata që liruan kriminelë kur ishin ministra

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa iu përgjigj akuzave të kreut të PD Lulzim Basha për buxhetin dhe borxhin e Shqipërisë. “Atë që merrte vesh e vratë”, iu drejtua Ahmetaj Bashës.

“Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh. Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin. Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”, tha zv.kryeministri, duke ngritur shumë aludime për emrin.

Në vazhdën e këtyre deklaratave, Ahmetaj tha se sipas FMN Shqipëria ka shënuar progres pas tërmetit dhe pandemisë.

“Po të lexoj ca thotë FMN për të qenë serioz me shqiptarët: Ekonomia shqiptare ka treguar qendrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020, aktivitet ekonomike po ringrihen fuqishëm. Politikat luajtën rol kyç në ruajtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës duke i hapur rrugë rimëkëmbjes së vendit”, u shpreh Arben Ahmetaj, zv.kryeministër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img