Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

DEKLARATA E FORTË/ Bamir Topi sulmon ish-kryeministrin: Pse duhet t’i besojmë Sali Berishës? Erdhi në Tiranë me një çantë dhe sot ka…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku ka sulmuar ish-kryeministrtin Sali Berisha.

Ai tha se Berisha erdhi në Tiranë vetëm me një çantë, por tashmë ka përfituar shumë gjëra dhe kjo është një nga arsyet pse qytetarët nuk duhet t’i besojnë atij.

Topi u shpreh se nuk ka shpresë as te PD dhe as te e djathta, teksa shtoi se PD i gëzohet pushtetit që të sjell të qenurit në opozitë.

“Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë. Nuk kam shpresë as te PD dhe as te e djathta. Janë kthyer disa njerëz, ka qenë një term që ne e përdorim vite më parë, aristokracia e klasës punëtore. Pra, sindikatat në marrëveshje me qeverinë në të gjitha problemet që kishte kapitalizmi përfaqësohej nga disa njerëz që nga forcat prodhuese u zgjodhën nga punëtorët dhe shkuan në supertrukturë. Shkonin për interesat e klasës punëtore dhe punonin për interesat e tyre. Nëse ti i gëzohesh pushtetit të opoztës, atëherë ca je ti për mua, kur ti mua ma rrëzon shpresën, kur ti gjatë kohës që njerëzit janë pa punë dhe ti demostron standard dukshëm, atëherë kjo është një tallje e madhe.

Nëse Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë dhe sot, ka këtë, atë, atëherë çfarëa besimi duhet të kem. Nëse ti ke besim te ai që të ka mashtruar, je në nivel mizerabël ose është kulmi i naivitetit. I gëzon pushtetit të opozitës dhe është ekuivalent me pushtetin e kryeministrit, se ti ushtron presion te kryeministri, s’e lëshon këtë, merr atë dhe atëherë ti je i fuqishëm. Ka dalë nga shenja ideologjike e së djathës, ka dalë te një marrëdhënie që nuk është më marrëdhënie kredibilitetit. Sot në vend që të ketë një mea-culpa jo vetëm për këto zgjedhje, pse kanë ikur personalitete, atëherë nuk jemi në kushtet që ke një subjekt politik që funskion mbi bazën një prone private që ta jep në administrim, mbaje kur të them unë, ti do ikësh”, tha Topi.


Më shumë

spot_img
spot_img