Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Deklarata e ashpër e kryeministrit, Olta Xhaçka: Ndihem në presion çdo ditë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka cilësuar deklaratat e ashpëra të kryeministrit lidhur me llogaridhënien përpara qytetarëve si një filozofi e cila e ka karakterizuar atë që në ditën e parë të punës së tij.

Kohët e fundit Edi Rama është parë që lëshon akuza kundrejt kabinetit të tij, por edhe deputetëve të Partisë Socialiste përsa i përketë punëve që ata kanë bërë deri më sot.

Sipas ministres Xhaçka filozofia e ashpër e kryeministrit është një sfidë e cila shtyn kabinetin qeveritar të përballet me objektivet e përcaktuar e mos ta shohin postin e ministrit si fushë me lule.

Pyetjes së gazetarit të Report Tv nëse ajo ndihet në presion prej këtyre deklaratave, ministrja i është përgjigjur:

“Ndihem në presion çdo ditë, por jo kundrejt kryeministrit. Ndihem në presion për përgjegjshmërinë që kam mbi shpatulla. Kemi një vizion për të çuar Shqipërinë dhe interesat madhore të vendit përpara. Ky është presioni që ndjej përditë, nëse nuk arrij të bëj dot këtë, ky e cakton fatin tim.”

Ndryshimet e qeverisë në shtator Xhaçka nuk i ka parë tepër të nevojshme.

“Nuk e shoh të arsyeshme të rishikohet kabineti në shtator. Ne duhet të vlerësohemi për objektivat që kemi marr përsipër”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja.

Më shumë

spot_img