Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e Ali Ahmetit, a pranuan ndërkombëtarët dështimin e vettingut në Shqipëri?!

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e Ali Ahmetit, a pranuan ndërkombëtarët dështimin

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka qenë mbrëmjen e së hënës në Top Channel, në emisionin e Grida Dumës për të folur për zhvillimet në Shkup. Ahmeti foli shumë, foli shumë për Maqedoninë, por nuk la pa prekur edhe zhvillimet në Tiranë e Prishtinë.

I pyetur për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shkup, Ahmeti tha se ata kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndërmerret një vetting në drejtësi si në rastin e Shqipërisë.

Mirëpo, në këtë moment Ali Ahmeti ka treguar një të vërtetë të madhe, se ndërkombëtarët kanë pranuar se reforma në drejtësi në Shqipëri ka qenë një dështim që ka futur në kolaps të gjithë sistemin, me mungesë gjyqtarësh e prokurorësh.

"Në Maqedoni sa i takon reformave në drejtësi, ne kemi kërkuar të aplikohet e njëjta mënyrë sesi është bërë vettingu në Shqipëri. Mirëpo, në këtë drejtim ka pasur hezitim nga komuniteti ndërkombëtar, që ne të mos e aplikojmë të njëjtën metodë, sepse Shqipëria ka hyrë në një situatë krize.

Ka mbetur gati pa gjykatës, ka mbetur gati pa prokurorë, kështu që të ndiqet një filozofi, një mënyrë tjetër e pastrimit të figurave në Republikën e Maqedonisë së Veriut", u shpreh politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, mbrëmjen e djeshme në emisionin "Top Story".

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po përballet prej vitesh me një stok të madh dosjesh që presin të gjykohen. Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, kohëzgjatja mesatare për një çështje në nivelin e apelit shkon në afro tre vjet për çështjet penale dhe rreth 5 vjet për çështjet civile.

Gjykatat me ngarkesën më të lartë janë Gjykata e Lartë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Apelit Administrativ.

Kjo e fundit ka 18,415 çështje, nga të cilat 9,938 janë çështje të vjetra për më shumë se dy vjet. Gjykata e Lartë ka stokun më të lartë të çështjeve, me më shumë se 35,822 çështje, ndër të cilat, 27,843 janë çështje më të vjetra se dy vite (ose 77% e tyre).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese