Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata ‘BOMBË’ nga SHBA: Protestuesit në Kapitol donin të vrisnin zyrtarët e zgjedhur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4877f844dc1d7d8697167fe7d628e713

Prokurorët federalë në SHBA ofruan një përshkrim ndryshe dhe mjaft tronditës të trazirave që përfshinë Kapitolin javën e kaluar, duke shkuar në gjykatë ku deklaruan se qëllimi i protestuesëve ishte që të kapnin dhe të vrisnin zyrtarët e zgjedhur.

Një prej protestuesëve ishte dhe Jacob Anthony Chansley, i cili i mblodhi njerëzit brenda Kapitolit dhe në dorë mbante një shtizë të gjatë 6 metra.

“Qëllimi i protestuesve të Kapitolit ishte të kapnin dhe të vrisnin zyrtarë të zgjedhur në qeverinë e Shteteve të Bashkuara” shkruan prokurorët e qeverisë.

Pretendimet, të shkruara nga avokatët e Departamentit të Drejtësisë në Arizona, vijnë ndërsa qeveria ka filluar të përshkruajë me terma më alarmues se çfarë ndodhi.

Prokurorët në gjykatën e Teksasit pretenduan se një rezervist i Forcës Ajrore në pension i cili mbante veshje kamoflimi me kravatë me zinxhir në dyshemenë e Senatit mund të ketë synuar të frenojë ligjvënësit.

Chansley do të paraqitet në gjykatën federale në Arizona të Premten për një seancë dëgjimore.

“Ai e donte Trump-in dhe e dëgjoi atë. Ai ndjeu sikur po i përgjigjej thirrjes së tij”, tha avokati i Chensley. “Klienti im nuk ishte i dhunëshëm, nuk kaloi asnjë vijë të kuqe të policisë, nuk sulmoi askënd”, u shpreh ai. Ai qendroi në zyrën e Mike Pence dhe atë mëngjes, Chansley shkroi një shënim duke thënë “është vetëm çështje kohe, drejtësia po vjen “.

Chansley më vonë i tha FBI se ai nuk e kishte fjalën si një kërcënim por tha që Zëvendës Presidenti ishte një “tradhëtar i trafikimit të fëmijëve”.

Para se të arrestohej, Chansley i tha FBI se donte të kthehej në Uashington për inaugurimin për të protestuar.

Prokurorët akuzojnë Chansley si një rrezik të shtuar i cili shpejt mund të mbledhë para përmes mjeteve jo-tradicionale si “një nga udhëheqësit dhe maskotët e QAnon, një grup zakonisht i referuar si një kult (i cili predikon teorinë e konspiracionit të demaskuar dhe fiktive anti-qeveritare)”.

Ata gjithashtu thanë se Chansley vuan nga sëmundje mendore dhe është një përdorues i rregullt i drogës, shkruan CNN.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img