Hapësire reklamuese

Bota

Deklarata “bombë” e Trump: Rusia, Siria dhe Irani janë nisur të vrasin mijëra civilë!

Shkruar nga Newsbomb

Prej disa orësh në qytetin e Idlib-it në Siri ka nisur një ofensivë e madhe nga forcat qeveritare ndërsa mijëra banorë kanë braktisur qytetin.

Shkëmbimi i zjarrit mes forcave rebele dhe ushtrisë së qeverisë siriane është intensifikuar, ndërsa orët e fundit ka nisur edhe bombardimi i qytetit.

Mijëra civilë po marrin çfarë të munden dhe kanë nisur të largohen në drejtim të kufirit me Turqinë, ku po ndihmohen nga vullnetarë turq.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pak më parë lidhur me këto zhvillime. Ai bën fajtor qeverinë siriane, Rusinë dhe Iranin, dhe shpreh besimin se Turqia do ta ndalojë këtë masakër.

“Rusia, Siria dhe Irani janë duke vrarë, ose janë rrugës për të vrarë, mijëra civilë të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni! Turqia po punon fort për ta ndaluar këtë masakër”, shkruan Trump nw rrjetin social Twitter.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.