Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Deklarata ‘BOMBË’ e Ramës: Ilir Meta humbi të drejtën të qendrojë në zyrën e Presidencës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

79755c2484d3e615cd4c441ebfbf3cf7

“Ilir Meta nuk ka të drejtë të qendrojë në atë zyrë”, kështu u shpreh nga Burreli, kryeministri Edi Rama.

Rama theksoi edhe njëherë se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen dhe dënoi vendimin e presidentit.

“Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qendrojë në atë zyrë. Dhe ajo që po ndodh është në zhvillim e sipër, që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik do ikin vetë”, tha Rama, duke paralajmëruar kështu shkarkimin e Presidentit.

Më tej Rama e cilësoi si ‘shpëtimtarin e opozitës’ Metën, ndërsa u shpreh se çmenduritë e tij nuk kanë mbaruar.

“Mbrëmë opozita e rrugës sic e patë ishte më e pakët se asnjëherë në bulevard pavarësisht se ata sa më shumë pakësohen aq më shumë shtrihen në bulevard si cëmcakëz. Ka shumë më tepër njerëz sec dalin në bulevard që duan që kjo qeveri të ikë, që duan të ndryshojë shumica parlamentare por ama shumica e atyre njerëzve nuk janë budallenj dhe nuk mund t’i tërheqë kush pas hunde. Qeverinë nuk e rrëzon asgjë përvec votës së popullit, por dëmton Shqipërinë. Dje papritur për shumëkëndë, por krejtësisht sipas parashikimeve tona u shfaq shpëtimtari i tyre, Presidenti duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, dhe ligjëtrisht është nul, moralisht është turp. Dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës s’keni para gjë akoma nuk është çmenduria e fundit do ketë edhe të tjera.

Do apo s’do Saliu, Iliri, Lulzimi, filxhani zgjedhjet do mbahen në 30 qershor. Kushtetua e Republikës nuk është filxhan, zgjedhjet nuk janë llumi i kafes turke, institucionet nuk janë bishti i filxhanit, fatin e tyre politikanët e shkruajë vetë”, tha Rama.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img