Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Deklarata bombë e Artan Lames: Më kanë kërcënuar për punë pronash. Gati zgjidhja për ata që s’janë legalizuar akoma

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me kanë kërcënuar për punë pronash”. Kështu deklaroi në këto momente drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame në një emision mëngjesi.

“Kërcënime për punë emërimesh nuk kam marrë, për punë pronash po sepse ka një gjë nuk e bën dot pa specialistë. Duhet të jesh profesionist, ndërsa të jesh punonjës te hipoteka duhet të jesh o jurist me baxhazh, o topograf, prandaj kamë bërë thirrje që më lini o të bëj këtë o të bëj atë”, tha Lame, ndërsa nuk preferoi të tregojë një rast konkret, por theksoi se i ka denoncuar këto raste dhe ka marrë mbështetjen e qeverisë.

“Nuk mund të them raste. Është normale ka pasur disa raste, që nga rastet serioze dhe unë i kam referuar, derit te rastet e njerëzve që të stërlodhin por kur ikin qetësohem. I mirëkuptoj në fakt se janë të dërmuar duke pritur me vite dhe kur i thua duhet të shkosh në gjykatë sikur i ke vrarë. Por sinqerisht më duhet të falenderoj qeverinë sepse më ka dhënë shumë mbështetje”, deklaroi më tej drejtori i Kadastrës.

Gjithashtu Artan Lame në emisionin e mëngjesit tha se kanë mbetur shumë objekte pa u legalizuar për shkak të vështirësive.

“Qeveria është e impenjuar të japë zgjidhje. Ne po e përgatisim dhe do e kemi shumë shpejt. Bëhet fjalë për objekte që kanë vështiresi. Sigurisht nuk do legalizohen të gjitha sepse ka nga ata që kanë bërë kioska e baraka vetëm për të zënë vend apo kanë cënuar prona me interes zhvillimi. Por do të shihet me shumë kujdes që t’i japim fund këtij procesi”, deklaroi Lamja

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img