Hapësire reklamuese

Bota

Deklarata ‘BOMBË’ e Alexei Navalnyt: Ja cili është politikani që fshihet pas helmimit tim me gaz nervor

Shkruar nga Newsbomb

Aktivisti kryesor i opozitës ruse dhe një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit Putin,

Alexei Navalny ka deklaruar se ai beson që Vladimir Putin është përgjegjës për helmimin e tij.

“Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij akti, nuk shoh ndonjë shpjegim tjetër,”  tha ai për revistën gjermane të lajmeve Der Spiegel në një intervistë.

Pas analizave doli që Navalny ishte helmuar me Novichok, një gaz nervor që përdoret në luftë nga forcat ruse.

Qeveria ruse mohon çdo përfshirje, ndërsa zëdhënësi i Putin tha se nuk kishte prova që Z. Navalny ishte helmuar me një agjent nervor dhe tha se agjentët e CIA po punonin me udhëheqësin e opozitës.

Navalny tha se do të kthehet në Rusi pasi nuk ka frikë. “Detyra ime është tani të qëndroj i fortë, kjo është pikërisht ajo që do të bëj dhe nuk kam frikë”, u shpreh Navalny.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.