Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deklarata “BOMBË” e Adriatik Llallës: Ambasadorja e BE-së më kërkoi që të arrestoja Berishën, vetëm kështu Shqipëria do të integrohej në Bashkimin Europian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku deklaroi se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën.

Ai tregoi se Vlahutin i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte kërkuuar arrestimin e Berishës si mënyrën e vetme që Shqipëria të integrohej në Bahskimin Europian.

“Për Sali Berishën më është kërkuar që ta arrestoj, kurse Ilir Meta doli vetë publikisht. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, Vlahutin, dhe kërkonte arrestimin e Berishës për të ndjekur modelin e Kroacisë. Diçka jo normale, pasi më dukej absurde. “Për integrimin e Shqipërisë në BE, ju duhet të fusni Berishën në burg. Kjo është mënyra e vetme dhe ti ke rastin të tregosh forcën tënde dhe të ndihmosh në integrimin e Shqipërisë”, më tha Vlahutin.

Vlahutin sapo doli nga zyra ime shkoi menjëherë në zyrën e Metës, i cili nga ana e tij kontaktoi me mua. Për Berishën nuk ka patur asnjë rast hetimi. Për Berishën më kërkoi arrestim vetëm Vlahutin dhe jo ambasadorja amerikane”, tha Llalla në Syri Tv.

Përsa i përket SPAK, ai tha se ky institucion është nën ndikimin e ambasadës amerikane, pasi edhe në procesin ndaj tij në seancat gjyqësore shkonin përfaqësues të ambasadës.

“SPAK është nën ndikimin e ambasadës amerikane. Seancat e mia gjyqëësore ndiqeshin nga përfaqësues të ambasadës. Gjyqtarja e mbante gjithmonë kontaktin e saj vizual nga një çift, nga të cilët dukej se merrte aprovimet”, u shpreh Llalla.






Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img