Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Deklarata befasuese, Eriksen: Kjo që më ndodhi në Kosovë nuk më kishte ndodhur kurrë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30fbe9b62800f89d3402e4ab0ccab8d0

Mund të konsiderohet si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror aktualisht, por Christian Eriksen ka bërë një nga gafat më të mëdha në karrierën e tij.

Mesfushori i Tottenham Hotspur ishte protagonist me një gol, në barazim 2-2 që kombëtarja e tij, Danimarka arriti mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Kosovë.

Vetëm pak minuta pasi u fut në fushë, 24 vjeçari shndërroi në gol një penallti të fituar nga shokët e ekipit. Ndërkohë, pak minuta më pas, një nga tifozët e pranishëm në stadium “theu” barrierat ndarëse dhe i shpëtoi syve të stjuardëve për të takuar idhullin e tij, Christian Eriksen.

Reagimi i tij ishte i ftohtë, ashtu siç koha në shtetin skandinav. Por gabimi i Eriksen vijoi të zmadhohej, teksa pas takimit u shpreh se nuk shpreson që një situatë e tillë të ndodhw sërish me të.

“Papritur ndjeva se dikush po më mbante. U surprizova shumë. Në fillim mendova mos ishte ndonjë kundërshtar, më pas thashë me vete çfarë dreqin po ndodh. U ktheva dhe pashë që ishte një tifoz që po thoshte disa gjëra”. “Kur po largohej më kërkoi bluzën, por atë ia dhashë disa ushtarëve danezë që kishin ardhur për të na parë. S’më kishte ndodhur ndonjëherë. Ishte diçka e bukur ta provoja, por shpresoj që të mos më ndodh sërish“.- u shpreh Eriksen.

Një përgjigjje mjaft e papritur, e cila mund t’i kushtojë shtrenjt yllit të Tottenham, i cili së fundmi është vënë në orbitën e Realit të Madridit.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img