
Degradimi i Urës së Zogut në Milot, ka ngritur një grup të rinjsh të zonës në protestë.
Sipas informacioneve për mediat, rreth 1500 persona kanë firmosur një peticion të cilin do ia dërgojnë institucioneve vendore dhe qendrore.
Me anë të këtij peticioni kërkohet që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet.
Marrja e inerteve pa kriter ka sjellë pasoja të rënda dhe ura me harqe ose e njohur si ura e Zogut po shkon drejt rrënimit total.
Njëra nga këmbët është zhytur në shtratin e lumit me afro dy metër, duke bërë që ura të thyet në mes.
Sondazh
Poll