Ish këshilltari i ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, Daniel Korski ka publikuar një foto të shkrepur ditën e djeshme gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij Rishi Sunak.
Krah fotos Korski ka treguar dhe një histori “qesharake” sipas tij, të cilën e kishte dëgjuar nga Cameron.
Ai tha se kryeministri Rama ka qenë një basketbollist i nivelit të lartë në rininë e tij dhe se kombëtarja e Shqipërisë ka luajtur me skuadrën gjermane.
Më tej ai vijon historinë duke treguar se si arbitri pas gjysëm ore lojë u detyrua që ta ndalonte sepse të dyja skuadrat ishin bërë me fanella ngjyrë të kuqe.
Sipas tij gjatë lojës bluzat e basketbollistëve shqiptarë kishin ngjyrosur edhe ato të atyre gjermanë.
“Me Edi Ramën në Mbretërinë e Bashkuar më duhet të ndaj një histori qesharake që e dëgjova të transmetonte David Cameron
Më falni nëse i mbaj mend keq disa detaje… Pra, lideri shqiptar ka qenë një basketbollist i nivelit të lartë në rininë e tij kur kombëtarja e Shqipërisë luajti me Gjermaninë Lindore 1/3”, shkruan ai në llogarinë e tij në “Twitter”.
“Një lojë e rrallë jashtë shtetit, skuadra shqiptare ishte e emocionuar pavarësisht oficerëve të policisë sekrete të cilët e shoqëronin skuadrën për të parandaluar çdo dezertim nga diktatura që atëhere ndodhej Shqipëria.
Ndeshja filloi,,,Por, 30 minuta pas lojës arbitri duhet të ndalonte. Ai nuk mund t’i dallonte më dy skuadrat pasi ngjyra e kuqe e lirë nga fanellat shqiptare, përmes kontaktit të ngushtë, ishte fërkuar me fanellën gjermane dhe të dyja skuadrat u bënë me veshje të kuqe. Thjesht mendova se kjo histori meriton një audiencë më të gjerë dhe jam i sigurt që Edi Rama do më falë që e transmetoj”, shkruan ai.
With @ediramaal in the UK I must share a funny story I heard him relay to @David_Cameron. Apologies if I misremember some details…
So the Albanian leader used to be a top-notch basketball player in his youth and the Albania national team were due to play East Germany 1/3 pic.twitter.com/cogmikdJDx
— Daniel Korski (@DanielKorski) March 23, 2023