Hapësire reklamuese

Politikë

‘Dëgjoja fshehurazi Zërin e Amerikës’, juristi denoncon Bashën për plagjaturë: Me kopjue kaq trashë asht e randë... (Pjesa e kopjuar)

Shkruar nga Newsbomb

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar librin e tij të parë me titull “Misioni im”, libër që vjen në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Shumë e kanë pritur mirë, por ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar apo ironizuar, ndërsa e fundit është një akuzë nga juristi Nest Zefi.

Me një shkrim në “Facebook” ai ka denoncuar publikisht Lulzim Bashën se ka përdorur pa leje shkrimet e tij për ndërtimin e librit 'Misioni im'. Ai thotë se i njeh këshilltarët e liderit demokrat dhe akuzon se ata kanë kërkuar në librat dhe shkrimet e tij duke i kopjuar disa pjesë.

“Ne librin e tij "Misioni" Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij...me kopjue kaq trashe bash asht e rande...”, shkruan Nest Zefi.

Pjesa që Zefi e ka shkruar për disa miq italianë dhe që pretendon se është kopjuar nga Basha

Tashmë, në moshë të hershme, kur Shqipëria u mbyll hermetikisht në despotizmin komunist, unë rastësisht dëgjova radion e Vatikanit dhe radion "Zëri i Amerikës", dritaret e vetme të lirisë, të dëgjuara fshehurazi nga familja ime. Dhe pikërisht në atë kontekst, i zhytur në frikë dhe shpresë, filloi kurioziteti im për politikën dhe ndjenjën e neveritjes ndaj çdo regjimi komunist, joliberal, gënjeshtar, çnjerëzor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.