Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

“Dëgjoj patriotët e Shqipërisë…”, Edi Rama: Kemi fuqinë të ndërtojmë projekte të përbashkëta, e shkuara zgjidhet më lehtë kur shikon nga e ardhmja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka thënë në Forumin Ekonomik Rajonal të Shkupit, se nëse të gjitha vendet e rajonit janë të bashkuara, ato kanë fuqinë të ndërtojnë një projekt të përbashkët për zhvillim dhe të kërkojnë financim nga investitorët e huaj e BE.

“Shqipëria jeton me turizëm. Sot, volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Mund të rritet dhe më shumë. Vendet e tjera kanë turizmin e dimrit. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, duke komentuar dhe kritikat e atyre që ai i quajti “patriotët nga Shqipëria”.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Për çfarë mendohet Mali i Zi? Po Bosnja për çfarë mendohet? E di për çfarë mendohet Kosova. Dhe në këtë pikë jam në një qëndrim të kundërt. Për mua të gjithë vendet duhet të jenë në këtë proces dhe të bëjnë më shumë për njerëzit e tyre. Çdo ditë që ne humbim në këtë proces, është ditë që na e merr e shkuara.

Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekuudha, hekurudha. Cila hekurudhë? Cila hekurudhë? Cilët janë këta investitorë që do hedhin para nëse treni shkon vetëm në Shqipëri, vetëm nga Tirana në Prishtinë. Ku janë këta budallenj që do hedhin para?

Nëse ne së bashku kemi fuqinë dhe vullnetin të ndërtojmë një projekt të përbashkët, dhe me të të shkojmë të trokasim në dyert e BE, dhe ju themi: urdhëro këtu rrjetin hekurudhor të gjithë Ballkanit. Çdo vend ka pjesën e vetë, ama volumi i madh i lëvizjes justifikon investimin.

Shqipëria jeton me turizëm. Sot, volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Mund të rritet dhe më shumë. Vendet e tjera kanë turizmin e dimrit. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja.

Më shumë

spot_img