Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia në vendngjarje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

35a2356996e4f2310ae0f3dae34fdabe

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Vlorë.

Burime nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “24 maji”, tek tregu i Orizit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Po këqyret vendi ku janë dëgjuar të shtënat dhe janë ngritur postblloqe aty pranë.

Paraprakisht dyshohet si një konflikt i çastit mes disa të rinjve. Mësohet se pas një sherri një person është plagosur me sende të forta, ndërsa një tjetër ka qëlluar me armë në ajër.

“Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles ’24 Maji’, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img