Hapësire reklamuese

Politikë

Dëgjesa e thirrur nga këshilltarët e LSI, Veliaj: Rrisim çmimin, marrim kredi dhe për 2 vjet e bëjmë ujin 24 orë

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur sot dëgjesa në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e thirrur nga këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka bërë thirrje të merret vendimi i guximshëm i rritjes së çmimit të ujit të paktën sa Kamza, për t’i hapur rrugë marrjes së kredisë nga BERZH çka për 2 vjet do të garantonte ujë 24 orë për Tiranën.

Veliaj ka këmbëngulur për një rritje të lehtë të çmimit të ujit, jo më shumë se Korça, që do t’i hapte rrugë marrjes së kredisë. Sipas Veliajt, pjesa më e madhe e kredisë do investohet në linjën e transmetimit.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Tirana ka orar zyrtar prej 13 orë ujë në ditë. Synimi ynë është që ta bëjmë 24 orë ujë në ditë. Edhe nëse ne e bëjmë 23 ore e 30 minuta ujë në ditë, nuk mund të hiqen depozitat sepse atë gjysëm orësh hap çezmën dhe nuk ka ujë.

Bovilla bën një nga trajtimet me standartet më të larta europiane të ujit. Por cilësia e ujit prishet teksa rri në depuzita.

Ne sot kredinë për ta marrë nga BERZH e kemi gati, por s’kemi fuqi për ta marrë. Ata thonë ju keni borxhin e Saliut akoma, ju s’keni çfarë të lini në bankë. Ne supozojmë që të vazhdojmë me këtë rritëm, që të lajmë borxhin e Salitu, Lana Bregasit, na duhen 45 vjet. Unë skam ndërmend të rri 45 vjet këtu.

Unë besoj që ne duhet të marrim një vendim të guximshëm. Ne duhet të mbajmë rritmin e Korçës, nëse s’mbajmë të Korçës atëherë të kemi guximin e Kamzës. Të kemi guximin e Xhelalit dhe ne e bëjmë për 2 vjet ujin 24 orë.

Qytetit duhet t’i shtohen burimet. Pjesa tjetër më e rëndësishme, 50 milion euro janë në transmetim, aty ku ne kemi humbjet. Dikur thoshin privatizojnei, tani thonë pse po e bëni vetë këtë punë.

Në Tiranë duhet linjë transmetimi, një magjistrale me diametër më të madh se unë në këmbë. Ne e dimë që ajo është bërë si kulluese makaronash, ça e ça. Ne këto skena i shohim çdo ditë në Tiranë. Ne pjesën më të madhe të kredisë do ta investojmë në transmetim që mos të çahet.

Rrjeti i shpërndarjes: Të gjithë ato zona do t’i fusim në rrjet që të shkojë uji deri në Misto Mame, deri te Fresku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu