Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Degjeneron në sharje e fyerje gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit, babai i Eugent Bitrajt: Kërkojnë 340 mln lekë dëmshpërblim, gënjejnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1bdb0bb1957b1baaa479d3348aebcb3b

Ka degjeneruar në sharje e fyerje mes palëve gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit.

Tom Bitraj, babai i Eguent Bitrajt, ky i fundit një prej të akuzurave për vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues celulari ka reaguar i revoltuar pas seancës së gjyqit.

Tom Bitraj e ka quajtur gënjeshtar babain e të ndjerit, Marvi Mihali, Pavlo Mihalin dhe e ka cilësuar vrasjen e ndodhur si një sherr mes kalamajsh.

Nga ana tjetër Bitraj deklaroi se prindërit e Marvit kishin vendosur dëmshpërblim 500 mijë lekë cdo muaj për 40 vjet, duke pretenduar se i biri mund të ishte bërë gjyqtar.

‘Vunë 500 mijë lekë, cdo muaj për 40 vjet. Djali mund të ishte bërë gjyqtar thanë. 340 mln lekë nxorrën në fund dëmshpërblim. S’ka problem, paret le ti marrin. Po këtu kam dalë për të drejtën. Mos bëjnë zhurmë e mos gënjejnë atje në gjykatë.

S’kam folur kam vlerësuar dhimbjen e atij. Kurrë s’kam dash me e bë kët, po rrenën nuk e duroj dot. Ai më shau unë e shava. Ai(babai i Marvit) është 60 vjeç burrë, edhe unë 60 vjeç, ama duket më i vjetër se unë. Ai (Marvi) ka vdek prej thikës jo prej grushteve. Ai ka dalë shumë në media, s’kam dash me iu kthy ballë-përballë për me i respektu dhimbjen. Ata u zunë si kalamaj. Ky bën si kalama, më vërsulet mu’, tha Tom Bitraj para gazetarëve.

Kujtojmë se 23-vjeçari Marvi Mihali, djalë i vetëm i familjes Mihali, u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.  Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite burg për Marsel Allën, 25 vite burg për Kridens Allën, 18 vite burg për Eugen Bitrajn.

LEXO EDHEVRASJA E MARVI MIHALIT, PRINDËRIT TË REVOLTUAR, BABAI: DO FLIJOHEM; NËNA: DO VENDOS VETË DREJTËSI. NUK RECITOJ MË VARGJET E MIGJENIT

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img