Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Degjeneron konferenca për shtyp, ministri i Jashtëm i Turqisë përplaset me homologun grek: Nëse doni të vazhdoni kështu… (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u përplasën sot në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara. Konferenca filloi me shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve, por degjeneroi në akuza të ashpra nga të dyja palët.

Atmosfera që nisi mirë, por pas takimeve u acarua, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

“Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Cavusoglu e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se Turqia nuk ka shkelur sovranitetin grek në punimet e saj të shpim-kërkimit, shkruan VOA.

“Kur hyjmë në akuza të ndërsjella, ne kemi shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Nëse doni të vazhdoni me këto argumente dhe tensione, jeni i lirë ta bëni, por do ta bëjmë edhe ne,” shtoi ai.

Tensionet u ndezën verën e kaluar kur Turqia dërgoi një anije eksplorimesh në ujërat e diskutueshme të Mesdheut.

spot_img

Më shumë

spot_img