Hapësire reklamuese

Politikë

Dega e Kavajës sulmon Grida Dumën: Show-girl e “famshme” NUK përfaqëson PD!

Shkruar nga Newsbomb

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë, sulmon deputeten Grida Duma pas një vizite që kjo e fundit ka bërë në shtëpinë e Ilvi Metës. 31 vjeç u vetëvar në ambientet e Komisariatit ku ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhje.

Duke shpërndarë lajmin e Newsbomb.al për vizitën e Grida Dumës në Kavajë, Dega e PD atje e quan atë "show-girl" dhe thekson se ajo nuk përfaqëson Partinë Demokratike.

"Show-girl e “famshme” Grida Duma shfaqet me ne fund ne Kavaje! Por i mungonte shkopi per te bere video live ne shtepine e te ndjerit Ilvi Meta. Shfaqjet e Grides nuk perfaqesojne Partine Demokratike!

Partia Demokratike dega Kavaja shpreh ngushellimet me te sinqerta per familjen Meta per kete humbje te madhe, Zoti u dhente force familjareve", thuhet në reagimin e Degës së PD Kavajë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese