Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Deformimet e lindura në buzë dhe kokë tek fëmijët, mjeku specialist ndërkombëtar në spitalin 'Hygeia' sjell diferencën në fushën e trajtimeve

Shkruar nga Newsbomb

Shërbimet mjekësore të realizuara nga mjekë elitarë me eksperiencë ndërkombëtare duke sjellë diferencë në fushën e trajtimeve mjekësore në çdo specialitet kanë qenë dhe do të jenë objektivi kryesor i spitalit 'Hygeia'.

Kjo është dhe arsyeja që ky spital vazhdimisht bashkëpunon me mjekë specialistë ndërkombëtarë si është edhe rasti i doktorit kirgurg plastik Spyros Lazaru, i cili tashmë është pjesë ë stafit të spitalit Hygeia në Tiranë.

Doktori Spyros Lazaru është diplomuar me medalje nderi në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe më pas është specializuar për kirurgji plastike dhe rikonstruktive në një prej 10 programeve më të mira amerikane.

'Synimi im këtu në spitalin Hygeia është të krijojmë qendrën dhe ekipin e specialistëve për të trajtuar çdo problem mjekësor në moshën pedriatike të cilat zënë edhe pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme të patologjive kranimacilopaciale që ne trajtojmë, sic janë deformimet e lindura të buzës si dhe probleme të tjera me skalpin e kokës', u shpreh doktori

Gjatë karrierës së tij 30 vjeçare në vende të ndryshme të botës ai numëron më shumë se 8 mijë ndërhyrje kirurgjikale të realizuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese