“Defi është i ndaluar në dasëm, ndërsa këta defat tanë i kanë do çampare të ngjitura përreth, të cilat e lëshojnë një melodi”, thotë një hoxhë nga Kosova që i ka habitur të gjithë.
Por hoxhë Sabit Gashi thotë më tej se edhe çiftelia, instrumenti i famshëm shqiptar, është harram në dasëm. Sipas tij në dasëm duhet të këndohen vetëm ilahi, pa instrumente.