Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Defender Europe 21”, Yuri Kim: Amerika ka një aleat të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria, ne do vazhdojmë të qëndrojmë me ju

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh ditën e sotme ka zbarkuar në kryeqytet, Tiranë. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim gjatë fjalës së saj ka theksuar se “Defender21” po hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Kim shtoi se ushtarët amerikanë dhe vetë ajo vlerësojnë mikëpritjen e ngrohtë që populli shqiptar u ka ofruar dhe janë të lumtur që kanë përkrah një mik dhe aleat si Shqipëria.

“Kam patur mundësinë të viztoj shumë vende të trajnimit në Shqipëri dhe shqiptarë dhe amerikanë që po punojnë së bashku dhe po njihen me njëeri tjetrin. Marrëdhëniet që po formohen po tejkalojnë pritshmëritë, jam e lumtur të raportoj se ata ndihen saktësisht njësoj si ndihemi ne diplomatët veshur me kostume për këtë përvojë që kemi në Shqipëri. Vlerësojnë mikëpritjen e ngrohtë të popullit shqiptar, dhe janë krenarë që ShBA e cilësojnë shqipërinë si aleat dhe mik. Amerika ka një mike të vërtetë dhe të guximshme një aletate që nuk ka më të fortë dhe të vërtetë se shqipëria. Defender po hap një rrugë të re, ushtarët do kthehen në Shqipëri për të vazhduar stërvitjen .  Se kjo marrëdhënia është e rënd֝ësishme se marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Kjo përkon me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ne qendrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorokmë me ju”, tha ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img