Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Defender Europe 21”, Meta: Do të tregojmë që mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe hapësirën Euroatlantike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në nisjen e stërvitjes më të madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21.

Meta u shpreh se kjo stërvitje bëhet për herë të parë në Shqipëri, teksa tha se është një test i shkëlqyer për të njohur mjedisin rajonal.

“Kjo stërvitje është vetëm një pjesë nga stërvjtja e madhe si dhe atyre mbështetëse. Kjo stërvitje që drejtohet nga komanda ushtarake është hera e parë që e ushtron këtë në Shqipëri. Shqipërian ndihet shumë krenar që i është dhënë kjo përgjegjësi madhore.

NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë. Të nderuar kjo ngjarje e madhe historike është një stërvitje shumë kombëshe. Ku forcat tona jo vetëm do presin  trupat e tjera po jenë aktive me 1 mijë vetash.

Kjo ju jep mundësinë focave tona ushtarake, të rrisin nivelin e tyre të ekspertizës. Cdo ushtrim është një test dhe rast i shkëlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë mënyrë është e rëndësishme shumë.

Si President i Republikës jam i sigurt që duke respektuar të gjitha protokollet e shpallura për të ruajtur masat kundër covid-19. Jam i sigurt që të gjithë pjesëmarrësit, do të mbeten të mbresëlënë nga mikpritja që do t’u bëhet nga shqiptarët sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut.

Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike”, tha Meta ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img