Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Defender Europe 21”, Gjeneral Bajram Begaj: Shqipëria ka treguar se godet më fortë se pesha e saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij tha se kjo stërvitje dhe përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje rëndësinë  e vendit tonë.

Ai gjithashtu u shpreh se Defender është një stërvitje mjaft sfiduese dhe populli shqiptar ka nderin të mirpresë 1 mijë trupa dhe nga mikpritja shqiptare nuk do të zhgënjehen.

“Shqipëria dhe forcat e saj kanë nderin të ofrojnë mikpritje për “Defender Europe 21” dhe mbi 1 mijë trupa do të jenë pjesëmarrës aktiv në realizim e kësaj stërviste në tokë det dhe ajër. Përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje pozitën gjeostrategjike të saj në një rajon të brishtë por gjithashtu paraqet një mundësi shumë të mirë që të testojmë të gjitha kapacitetet tona kombëtare që nga bazat tona ushtarake, infrastrukturën civile si dhe bashkë veprimin insitucional. Në këtë mënyrë do të kemi një pamje më të qartë për kryerjen e investimeve në të ardhme   si dhe kontributin më cilësor të forcave të armatosura në alencancë. Ky angazhim është shprehja e besimit amerikan për Shqipërinë dhe Naton. Ajo provon se ne të gjithë së bashku jemi të aftë për tu mbrojtur. Është dëshmi e qartë e mbështetjes të forcave tona të armatosura dhe Shqipërisë. Shqipëria ka treguar  se madhësia e saj gjeografike ka më shumë pak rëndësi se sa angazhimi i saj në alenacë. Shqipëria godet më fortë sesa pesha e saj.

Gjej rastin ti uroj mirëseardhjen të gjithë personalitetin amerikan që kanë mëbritur dhedo të mbërrijnë në Shqipëri dhe ju siguroj që mikrpitja shqiptare nuk do t’ju zhgënjejë. Për ne si shqiptarë mikrpitja është e zotit dhe e mikut”, tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img