Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Defender 21”, Rama falenderon Yuri Kim: I ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh ditën e sotme ka zbarkuar në kryeqytet, Tiranë.

Kryeministri Edi Rama më fjalën e tij ka falenderuar të gjithë djemtë dhe vajzat që janë pjesë e ushtrisë, por nuk ka munguar edhe një falenderim të posaçëm për ambasadoren Yuri Kim.

Ai tha se Kim me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Është një nderi i veçantë dhe një privilegj për mua që sot në emër të qeverisë tju shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe për nga mesazhi i saj. Njëkohëshisht dëshiroj që përvec dhe përtej mirënjohjes për të gjithë djemt dhe vajzat që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që në të njëjtën kohë përbëjnë edhe garancinë, dua ti bëj një falenderim të posacëm, ambasadores Yuri Kim e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhenë një cilësi të re dy vendeve, duke u përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave, të vendit tonë. Qoftë në kapacitetet mbrojtësve, apo të drejtësisë. Patjetër që besimi që SHBA kanë treaguar në vijim dhe ky partneritet dhe te kjo aleancë strategjike me Shqipërine e vogël, kulmon me këtë stërvitje e cila jo rastësihst është stërvitja më e madhe dhe me domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë. Unë dua të nënvizoj dhe faktin që ndërkohë dhe vetë kjo shfaqje e bukur dhe ekspozitë për tju dhënë mundësi qytetarëve që të vijnë dhe të vizitojnë nga afër këtë arsenal, nuk do kishte qënë e mundur nëse nuk do ishte mbështetja e SHBA.

Nga ana tjetër unë kam shumë besim dhe në bisedat me gjeneralët që na nderuan me hapjen e kësaj stërvitje, që ne do të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img