Hapësire reklamuese

Aktualitet

Defender-21 po vjen drejt mbylljes, ambasada e SHBA: Ja se si punuam me aleatët e NATO-s në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Defender-21 po vjen drejt mbylljes, ambasada e SHBA: Ja se si punuam me

Aktivitetet e Defender-21 po vijnë drejt fundit. Lajmin e ka bërë me dije ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një shënimi në rrjete sociale.

U bënë shumë operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg të Durrësit, ku u shkarkuan më shumë se 1000 pajisje të rënda.

Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ja çfarë shkruan në Facebook ambasada e SHBA:

DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë https://bit.ly/3vOMguV

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll