Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Defender 21” në Kosovë, Kurti: Falenderoj SHBA për besimin, kabineti im do të shtojë buxhetin për kapacitete të plota operacionale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme u është bashkuar ushtarëve të “Defender 21” ku dhe ka deklaruar se do të rrisë buxhetin për Forcat Speciale të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Kurti ka përgëzuar ushtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar dhe ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për besimin që u kanë dhënë.

“Ju përgëzoj për profesionalizimin dhe përkushtimin që treguat gjatë këtij ushtrimi, e cila është më rëndësi për vendin tonë. Veçantia e ushtrimit ‘Defender-Europe 21’ lidhet me faktin që partneri ynë strategjik SHBA-ja, i dhanë besimin vendit tonë dhe FSK-së, që për herë të parë të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin tonë. Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin ‘Defender-Europe 21’, dëshmon qartë për synimin e vendit tonë për një ambient të sigurt dhe paqësor.

Profesionalizmi juaj i treguar dhe operacionet që sapo pamë, tregon që FSK është jo vetëm e vullnetshme por edhe e gatshme, e aftë për të ndihmuar dhe kontribuuar në sigurinë kontinentale dhe globale. Ushtarak të nderuar, gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm, kufizimet e juaja fizike dhe psikike me të vetmin qëllim që të dëshmoni para vetes, qytetarëve dhe partnerëve tanë që forca jonë është e përkushtuar dhe e gatshme për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë, e gatshme për të qenë pjesë e NATO-s.

Unë jam i bindur që pas këtij ushtrimi, FSK-ja ka fituar aftësi të reja ushtarake dhe ju përgëzoj. Ju siguroj që kabineti im qeveritar do të vazhdojë mbështetjen dhe do ta shtojë buxhetin për FSK-në, në rrugën e saj për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, tha Kurti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img