Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Defender 21”, Meta falenderon SHBA që zgjodhën Shqipërinë: Jemi mjaft të vlerësuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në ceremoninë e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë  falenderoi për kontributin dhe mbështetjen që SHBA dhe vendet aleate zgjodhën Shqipërinë për zhvillimin e kësaj stërvitje.

Kreu i shtetit gjithashtu përgëzoi forcat tona të armatosura për profesionalizmin e treguar për të qenë gjithmonë të gatshëm dhe në gadishmëri.

“E nderuar, zonja ambasadore Yuri Kim, përfaqësues të qeverisë, i nderuar Shefi i Shtabit dhe drejtuesit e lartë të stërvitjes “Defender 21” dhe trupat pjesëmarrëse, miq dhe të ftuar, qytetarë . Stërvitjes më të madhe dhe trupat e zhvilluar në vendin dhe rajonin tonë në shërbim të ruajtjes së paqes.

Operacionet në det dhe ajër kanë qenë të suskseshme dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vendosura. Do doja të vlerësoja nismën dhe zhvillimin e kësaj stërvitje, shkëmbimin e eksperiencës mes forcave tona dhe SHBA do ti shërbejë rritjes së kapacitetit të mbrojtjes në të ardhme. Kam bindje se dhe pjesa e mbetur e finalizimit do të vazhdojë të jetë e suksseshme. Falenderoj për kontributin dhe mbështetjen e SHBA dhe vendeve aleate që zgjodhën vendin tonë për zhvilllimin e kësaj stërvitje.

Jemi mjaft të vlerësuar, NATO është aleancë më e madhe ndaj lirisë dhe mbështetja është unanime. Në përfundim dua të përgëzoj forcat tona të armatosura për profesionalizmin e treguar për të qenë gjithnjë të gatshëm dhe në përgjigje të situatave në kuadër të aleancës tonë.”, tha Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img