Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Defekti në linjën Kalimash-Kukës lë pa drita qytetin, OSHEE: Rikthyem energjinë elektrike, situata drejt normalizimit

Lajme të ngjashëm

Rikthehet energjia elektrike në qytetin e Kukësit pas disa orë ndërprerje. Pak më parë OSHEE bëri me dije se energjia në Kukës dhe rrethinat e tij u ndërpre për shkak të një defekti në linjën e OST Kalimash-Kukës.

Ndërkohë me ndërhyrjen e punonjësve të OSHEE është bërë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji.

“Për shkak të defektit në linjën e OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji NST Rexhepaj që furnizon me. energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.
Pas manovrimeve, u bë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji në të gjitha zonat e prekura nga defekti”,
thuhet në njoftimin e OSHEE.

Më shumë