Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Dedikimi i Kadaresë për Helenën në ditën e saj të lindjes: I detyrohem gjithçka, njeri im më i afërt

Shkruar nga Newsbomb
Dedikimi i Kadaresë për Helenën në ditën e saj të

 “Me atë pamjen e vet hijerëndë apo "nursëze", siç do të thoshin nga anët e tij, ai gjithnjë e ka nënkuptuar, por në këtë kapitull të jetës, Kadare e pranon me plot gojën se Helenës i detyrohet për gjithçka”.

Ne vigjilje të ditëlindjes së saj, në një bisedë me studiuesen Alda Bardhyli për "Panorama" shkrimtari i madh nuk ka një urim tradicional, por një "pranim" të rolit të jashtezakonshëm që shoqja e tij e jetës ka pasur në gjithë përkufizimit të jetës që ka pasur me Helenën apo lidhjen thotë se nuk do të ndërmerrte kurrë një aventurë si ajo edhe të përjetshme".

Shkrimtari i madh, kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi, thotë se Helena i ka dhuruar gjithë gëzimet e kësaj bote.

I pyetur se ç'përfaqëson Helena në jetën e tij, ai përgjigjet: Helena është gruaja më e afërt për mua në këtë botë, që në fillim të njohjes sonë e deri tani, në mbarim, nëse mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës sonë. Helena është njeriu im më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote dhe ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.

"Zakonisht, në këtë botë, gjërat e bukura, të mëdha, te përjetshme, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjali gjuhesore, në fjalë, mekanizmat gramatikorë të një gjuhe, prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë te tille", thote Kadare.

Helena Kadare nuk eshte thjesht bashkëshortja e nje njeriu të madh. Ajo është një nga ato shkrimtare shqiptare, që theu tabu në kohën e saj. Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve '90, emri i Helena Kadaresë do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell te viteve '70 (romani i saj i parë "Një lindje e vështirë" u botua në vitin 1976, per te vijuar me "Një grua nga Tirana" dhe "Bashkëshortet"), por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve '90) gati par ekselencë që kanë pasur letrat shqipe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu