Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘Dedikim për ish-in?’, Dafina Zeqiri publikon këngën e re, ja si reagon Dj Geek (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

28acf0026ffa2a1f2088fb9f71250026

Pandemia e koronavirusit dhe izolimi nuk kanë ndikuar fare në anën profesionale të këngëtares Dafina Zeqiri. Pasi u nda nga Dj Geek, ajo njoftoi se shumë shpejt do të publikonte një këngë të re.

“A je pendu” titullohet kënga, ku për tekstin është kujdesur Elinel, ndërsa për muzikën është marrë vetë Dafina. Kënga flet për një dashuri të humbur dhe që në momentin që Dafina nxirrte pjesë të vogla nga kënga, të gjithë fansat aludonin se është dedikim për ish-të dashurin e saj, Dj Geek. Kjo për vetë faktin që kënga është publikuar një javë pasi ajo i dha fund lidhjes me të. 

Ndërkohë ka reaguar edhe Dj Geek.   Ai vetë ka ndarë këngën e ish-partneres në llogarinë e tij në Instagram, duke i ftuar të gjithë ta dëgjojnë. Madje, ai shkruan se ata që e dëgjojnë, s’kanë për t’u penduar!

Kështu, Dj Geek ka treguar se ende vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, ndërsa rikujtojmë se muzika ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

Këngëtarja vendosi se puna dhe ekipi ishin më të rëndësishme sesa lidhja, ndaj dyshja vendosi t’i japë fund kaq herët.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img