Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë nisur mbrëmjen e djeshme qarkullimi I automjeteve në Llogara është bllokuar.
Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi vitet e kaluara Llogaraja nuk është përballur me këtë situatë të motit.
Shtresa e akullit e krijuar si pasojë e reshjeve ka bërë që automjetet të mbeten të bllokuara.
Policia rrugore apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë kur të kalojnë nëpër akset rrugore.
