Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Dëbora pushton vendin, ja akset rrugore të bllokuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

I ftohti siberian dhe dëbora ka mbërritur deri në Shqipëri të Mesme. Edhe vende si Tirana dhe Durrësi që nuk kishin parë borë prej vitesh janë zbardhur për disa minuta nga bora, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Por reshjet e borës kanë krijuar probleme në zonën verilindore të vendit.

Në Dibër raportohet se të gjitha njësitë janë bllokuar. Në aksin Peshkopi-Tiranë, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë, ndërsa temperaturat janë deri në -7 gradë Celsius shkruan BW. Po kështu raportohet se persona të sëmurë nëpër fshatra janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.

Në rrethin e Pukës të gjitha fshatrat janë të bllokuara. Në aksin Pukë-Fushë Arrëz, qarkullimi i detyrueshëm me zinxhirë. Në Hadroj- Mirditë s’ka mirëmbajtje, qarkullohet me vështirësi.

Në Pukë e Fushë-Arrëz temperaturat kanë arritur  -11°C. Po kështu mësohet se në Fushë Arrëz, veç aksit të Iballës, janë të bllokuara edhe të gjitha akset e tjera.

Në akset Fushë Arrëz- Kukës, Fushë Arrëz- Bajram Curri kalimi me vështirësi. Ndërkaq Qarku i Kukësit është përfshirë nga ngricat dhe akulli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img