Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëbora 'pushton' Korçën dhe Dibrën, ja si paraqitet situata në akset rrugore, vështirësi në qarkullim në disa prej tyre (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e dendura të shiut në disa zona të vendit.

Temperaturat e ulëta kanë sjellë acar dhe reshje dëbore në Korçë, Dibër e Bulqizë.

Në qarkun e Dibrës: “që prej orëve të para të mëngjesit dëbora ka qenë e pranishme në zonat 600 metra mbi nivelin e detit, duke arritur trashësinë deri në 15 centimetra në zonat e thella. Edhe në qytetet Bulqizë e Peshkopi ka prani të dëborës, që shkon deri në 5 centimetra. Ndërkohë situatë problematike paraqitet edhe në aksin rrugor Bulqizë – Qafa e Buallit për shkak edhe të erës së fortë. Ndonëse të pranishme në rrugën nacionale janë mjetet borëpastruese era e fortë nuk lejon që rruga të jetë e pastër.

Po ashtu edhe në rrugët e tjera nacionale Ura e Çerenecit – Librazhd, Peshkopi – Qaf Drajë – Kukës, po punohet për t’i mbajtur të hapura. Policia rrugore e qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes pasi temperaturat pritet të zbresin nën zero në orët në vijim”.

Ndërkohë në qarkun e Korçës, në disa segmente rrugore ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Njoftimi për Korçën:

Ne Qarkun e Korces gjate nates ka paturr reshje debore te cilat vazhdojne ende me alternime.

Trashesia e bores varion nga 5cm deri ne 15 cm.Ne qytetin e Korces ka rreth 5 cm bore.

Kontraktoret jane ne akset rrugore duke punuar per mirembajtje dimerore me borepastruese dhe grupe pune.

Ne rrugen e Dardhes nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Veshtiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles ne rrugen e Doganes Gorice.

Nuk ka probleme ne rruget e tjera nacionale dhe rurale te qarkut.

Kerkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve ne kushtet e lageshtise se madhe ne rruge.

Nga informacioni i dhene nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga rreshjet e bores dhe lageshtira jane krijuar disa probleme me energjine elektrike ne fidrat qe mbulojne zonen e Vithkuqit bashkia Korce, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq se bashku me fshatrat rreth tyre.Grupet e punes jane ne terren dhe po punojne per eliminimin e defekteve.

Jemi ne ndjekje te situates dhe do te informohet ne vijim.

ec607df1-36d7-4c22-9a92-db8cf522f427.jpg

wfd.jpg

3ccec9bf-57c9-482c-b711-9381b40b91f0.jpg

ko.jpg

sdg.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu