Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dëbora e parë zbardh Kukësin dhe majën e Gramozit në Kolonjë

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria ndodhet prej më shumë se 24 orësh nën pushtetin e stuhisë dhe reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe mungesë të energjisë elektrike, kryesisht në zonat rurale.

Mirëpo, teksa Tirana dhe një pjesë e mirë janë ende nën pushtetin e shiut, ulja e temperaturave ka sjell reshjet e para të dëborës.

Majat e maleve në qarkun verior janë fotografuar të zbardhura nga dëbora. Edhe në majën e Gramozit në Kolonjë kanë rënë flokët e parë të dëborës dhe kurora e malit është veshur zbardhon nga "velloja e bardhë".

Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese