Sasi të mëdha dëbore janë shkëputur nga çatia e një xhamie duke goditur disa këmbësorë që qëndronin poshtë saj.
Ngjarja ka ndodhur në Turqi në qytetin Rize ndërsa është kapur nga kamerat e sigurisë. Dy persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga sasia e madhe e borës. Në video duket momenti kur disa persona që ndodheshin aty pranë nxitojnë për të nxjerrë ata që u mbuluan nga dëbora.