Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Dëbohet nga Shqipëria agjenti sekret i Iranit (Foto-Video)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8aa9325027ebe0db9df3f16bff51c15b

Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në këtë ambient (pamjet në video) ku mbahen refugjatët ilegalë mbasditen e kësaj të enjte është sjellë nga policia shtetasi Iranian Ehsan Bidi.

Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.

rtrth45h45rjghj.jpg

Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të, raporton Top Channel.

29219c7f-jkjkjkjk7de6b3944de.jpg

Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të PMOI / MeK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri, thuhet më tej në profilin e shkruar për të.

Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapë rrugën për sulmet e ardhshme terroriste. Rezistenca iraniane ka ekspozuar të kaluarën dhe shërbimin e Bidi-it ndaj mullahëve në shumë deklarata të mëparshme.

Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në 19 Prill 2012, Bidi u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. … Në mesin e 2012, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan atë.

Ndërsa mbahej në burgun në Egjipt, ai ishte në kontakt me përfaqësimin e regjimit në atë vend. Inteligjenca e mullahëve u përpoq ta dërgonte Bidi në Austri, Finlandë apo Danimarkë, por këto vende nuk pranuan ta pranojnë atë dhe ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane të siguruar atij nga MOIS, ai u dërgua përsëri në Turqi dhe më pas nga Turqia në Rumani, dhe më në fund në Shqipëri. Por edhe  në vendin tonë atij i është refuzuar leja e qëndrimit dhe u mbajt i në qendrën e mbyllur të Karecit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img