Policia italiane ka shoqëruar nga ambientet e burgut në aeroportin Malpensa një 34 vjeçare, me destinacion Shqipërinë.
Eva Preka njihej në ambientet e prostitucionit si “princeshë Eva” ndërsa në tregun e kokainës njihej me pseudonimin “la diva Bianca”. Ajo u dënua në vitin 2011 me tre vite e katër muan burg pasi u kap me gjysëm kile kokainë të pastër. Ajo jetonte në një apartament liksoz në Milano nga ku, sipas policisë italiane drejtonte edhe trafikun e kokainës. 34 vjeçarja u dëbua ditën e sotme në Shqipëri.