Dy djem të rinj shqiptarë janë dëbuar nga Italia, për shkak të lidhjeve me rrjetet e terrorizmit, sipas policisë italiane.
Shqiptarët 23 dhe 24 vjeç, të dy me banim në Pulia, pas hetimeve të autoriteteve italiane ka rezultuar të jenë ekstremistë fetar të cilët propagandonin Xhihad në rrjetet sociale.
Për 24 vjeçarin është verifikuar lidhja e ngushtë me një grup Salafistësh, pjesë e të cilëve ishin edhe dy vëllezër shqiptarë të dëbuar më parë nga Italia. Ai publikonte në rrjetet sociale propagandë anti perëndimore dhe ishte tepër aktiv në një grup në WhatsApp ku bënte thirrje për Xhihad.
Po sipas autoriteteve italiane, shoku i tij, 23 vjeçari, kishte lidhje me një grup kriminal në Foggia që merrej me trafikun e qënieve njerëzore dhe në profilin e tij në Facebook mbante foto me armë zjarri. /Newsbomb.al