Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Dëbimi i diplomatëve rusë, Milo: Erëra të luftës së ftohtë. Ngjela: Ka lidhje me Gjuriç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në një koment për dëbimin e diplomatëve rusë në 14 vende të botës e përkufizoi situatën si erëra të luftës së ftohtë, por sipas tij nuk janë rrethanat për luftë të ftohtë.

Ai u shpreh në “Studio e Hapur” në News24 se largime diplomatesh ka patur dhe në të kaluarën në mënyrë reciproke.

albsig

spring

“Nuk është tentativa e parë për helmim. Vite më parë ka pasur të tjera tentativa dhe kanë përfunduar me sukses. Largime diplomatesh ka pasur reciprocikisht. Po priren për të shkuar drejt një niveli marrëdhëniesh që karakteriozhen nga erërat e luftës së ftohtë. Por nuk është momenti tipik dhe as rrethanat për luftë të ftohtë”, deklaroi Milo.

Nga ana tjetër avokati Spartak Ngjela tha se dëbimi nuk është një reagim vetëm për helmimin e agjentit rus në Londër. Ai tha se arrestimi i marko Gjuriç sot në Kosovë dhe dëbimi i diplomatëve kanë lidhje dhe se kjo është një luftë e nxehtë.

“Janë dëbuar dy diplomatët më të rëndësishëm. Rusia në vendin tonë ka forcë, ka agjenturën e vet e të tjera si këto. Nuk është e shkëputur kjo e sotmja. Është arrestuar në Kosovë Gjuriç. Kanti na ka thënë njëherë është rast, kur përsëritet është raport. Ka lidhje të drejtpërdrejt. Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës. Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtonit. Vërtetë mendoni se janë hequr për helmimin?”, tha Ngjela.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img