Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Debatuan për ujin e pijshëm, gruaja nga Librazhdi dhunohet me lopata e shkelma nga komshiu dhe djemtë e tij

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Burime për mediat bëjnë me dije se një grua është dhunuar nga komshiu dhe djemtë e tij.

Zanafilla e sherrit është bërë pikërisht uji i pijshëm. Gruaja e dhunuar, Violeta Muçaku ka shkuar në shtëpinë e komshiut për ujin e pijshëm, aty kanë debatuar dhe kjo ka agravuar në dhunë, pasi komshiu bashkë me djemtë ka rrahur gruan me lopatë e shkelm.

Pas ngjarjes, gruaja është dërguar në urgjencë, në spitalin e Librazhdit për mjekim pasi ka marrë plagë të rënda në bark edhe në këmbë.

Pas trajtimit në spital, ajo ka dhënë edhe dëshminë e saj në Komisariatin e Librazhdit.

“Shkuam atje meqë na ka marrë ujin, më rrahu biri i botës. Më ra me lopatë dhe me shkelm në bark”, tregoi ajo.

Më shumë