Mustafa Nano së fundmi ka ndezur debatin në rrjetet sociale për Azem Hajdarin.
Pas inagurimit të shtatores në Tropojë, Nano shkroi se Azem Hajdari nuk është hero, kishte koefiçent të ulët inteligjence dhe ishte një njeri pa moral.
Pas kësaj, analisti është përplasur me replika e kundër replika edhe me vajzën e Azemit, Rudina Hajdarin, tanimë deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vazhdën e debatit, komenton edhe studiuesi i historisë, njëherazi pedagogu Erald Kapri.
“Shikoni ku ka rënë mendimi. Dikush anatemon një figurë si Azem Hajdari. Nuk i pëlqen që ai të ketë një shtatore. Ky vend nderon një vrasës me pagesë si Avni Rustemi, nuk u dashka të nderojë një tribun lirie si Azemi. Oh Zot, na ruaj atëherë kur s’kemi gjë për të thënë”, përmbyll me doza ironie e revolte Kapri.