Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Debati për videon, gazetari Vezaj: Pamjet e vrasjes së Ziver Veizi u hodhën nga Tv Klani, u fshinë e më pas nuk gjendeshin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3ad8d877f4ceacd810a69c6d9a34c92

Gazetari investigativ, Flamur Vezaj ka publikuar pamjet e sekuestruara nga prokuroria të vrasjes së Ziver Veizi në protestën përpara kryeministrisë më 21 janar të vitit 2011.  

Në një status në rrjetet sociale, Vezaj ka rindërtuar ngjarjen dhe kontaktin e parë me prokurorin Mazreku, ndërsa konfirmon se pamjet e para janë publikuar nga Tv Klan, por tani nuk ekzistojnë. 

Statusi i plotë:

21 janari 2011, rikujtese personale pas 10 viteve!

##

Mes tjerash, pasi jam kthyer nga Spitali ku kam derguar kolegun E.Janina per mjekim pasi ishte rrahur nga policia ne bulevard, aty rreth ores 19:00 kemi gjetur online pamje te transmetuar nga TVKLAN-i (pa mendje) ku ishte pikasur momenti i vrasjes se Ziver Veizit! Keto pamje i kemi kopjuar nga rrjeti dhe afruar me zoom ku ishin 24 seconda dhe rreth ores 19:30 te mbremjes se 21 janarit 2011 i kemi postuar te faqja online e Gazetes “Shekulli” me ndihmen e njerit prej faqosesve (mosel kesaj qe po postoje)!!

Pas 15 minutave jam kontaktuar nga prokurori i gatshem E.Mazreku i cili ka kerkuar te vije ne redaksi te sekuestroje kete pamje! Pas ores 20:00 ka ardh ne redaksi qe ishim ne ate kohe prane zones se “Brrylit” dhe pasi me ka marr ne pyetje se ku i morem pamjet ka sekuestruar ato 24 secondat e pamjes se vrasjes se Z.Veizit, duke mbajtur edhe procesverbal (qe e disponoje ne arkive)! Pas ores 21:00 keto pamje qe ishin online te transmetuara pa mendje nga TVKLAN ne ate kohe jane hequr dhe fshire e nuk gjendeshin!

Kjo pamje eshte perdorur nga prokuroria ne ate kohe per te regjistruar ceshtjen hetimore per vrasje, veprim per te cilin edhe me pas kam qene deshmitari i pare i prokurorise ne sallen e gjyqit ndaj te pandehurve te dosjes se 21 janarit 2011!

#Ne darke pas ores 23:00 kolegu Artan Hoxha ka transmetuar dhe ka shpjeguar me detaje pamjet e filmuar nga operatori Ervin Daja nga kend i qarte (per disa minuta) ku ka pikasur me rreth te kuq edhe vendin nga ku eshte qelluar Z.Veizi e duke identifikuar autoret…etj etj!

###

#Detaje te ngjarjes:

4 protestues të vrarë!

6 protestues të plagosur rëndë!

80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë!

#

#Në vendngjarje janë gjetur:

439 gëzhoja te plumbave 7.62 mm!

131 gëzhoja te plumbave 9 mm!

8 fisheke luftarakë 7.62 mm të papërdorur!

Janë konstatuar 13 shenja plumbash në kangjellat e kryeministrisë në lartësinë e trupit të njeriut!

Jane gjetur 9 predha te plumbave në zyrat e godinës së UNHCR, perballe Kryeministrise!

2 predha plumbi në pemë perballe Kryeministrise!

1 predhe plumbi në bankën te dy kullat binjake, perballe Kryeministrise!

1 predhe plumbi në godinën e Gjykatës Kushtetuese, perballe Kryeministrise!

1 predhë plumbi në tabelën e sinjalistikës, perballe Kryeministrise!

Janë marrë në pyetje 120 persona (mes tyre edhe une)!

Janë kryer 2 eksperimente ne vendin e ngjarjes

22 dite pas ngjarjes eshte dorezuar ne prokurori Serveri i kompjuterave te kamerave të sigurisë së kryeministrisë (pamjet e fshira mesnaten e 21 janarit mengjesin e hershem te 22 janarit)!

14 dite pas ngjarjes N.Prendi ka dorëzua në magazinë dhe më pas prokuroria i ka sekuestruar dy pistoletat (TT dhe Berta) ku njeres i ishte ndryshu gjilpera e tjetres demtuar!

###

P.S. Per shpalljen deshmore, cte them, tani e tutje kush vritet per llogari te Partise do shpallet deshmore!  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img