Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Debati për skulpturën e Skënderbeut, Agim Doçi: Kur e pashë thashë është me Covid, duket sikur i ka rënë veremi…

spot_img

Lajme të ngjashëm

41b10567f42b0fa802a0db229cef7927

Poeti i njohur shqiptar Agim Doçi ka ironizuar punën e skulptorit Sinan Aliaj, dy shtatoret e “famshme” të Skënderbeut dhe Adem Jasharit të vendosura në Prizren.

Në një intervistë për gazetarin Besart Jacaj, Doçi tha se kur e pa për herë të parë shtatoren e tij mendoi mos Gjergjit i kishte rënë Covid-i. nga mënyra e qendrimit, Doçi tha se heroi ynë kombëtar duket sikur i ka rënë veremi, me disa vite tuberkuloz.

Njejtë kritik ka qenë dhe për skulpturën e Adem Jasharit.

“Kur e pashë për herë të parë thashë i ka ra covid-i. ky nuk është heroi ynë kombëtar, por duket sikur ka 5 vjet që po vuan nga tuberkulozi, sikur i ka ra veremi. I ka dhënë një shkop aty me u mbajt. Nuk është traumë e të parës, për çdo njeri që nderon heronjtë e kombit. Gjergj Kastrioti  i shënarbën e ka në një vulë origjinale jo Skënderbeg, se ai është vendosur nga sulltani turk. Në shumë biseda që kemi bërë këto 72 orë, ma kanë dërrmu shpirtin duke më pyt çfarë mendimi ke. Po çfarë mendimi kam? Çdo bust i heroit kombëtar vendoset në mes të kryeqytetit, këtë e kanë vendosur në një rrugicë aty në Prizren. Dhe për figurën e Adem Jasharit, e kanë vendosur në një skutë atje në një rrotondo, ku parkojnë vetëm kamionë dhe autobusë. I them skulptorit Sinan Aliaj që të ndërrojë ilaçet se nuk është në rregull. Gjergji luftoi 25 vite dhe kronikatë e asaj kohe që shumica kanë qenë turq, nuk kanë mundësi ta jiperbolizojnë kundërshtarin e tij. Unë jam inxhinier, jo karrocier. Dhe ky kal i tij ka qenë kamioçinë që i ka mbajt këto pesha, përkrenaren e tij, armaturën shpatën”.

Më shumë

spot_img