Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Debati për qiratë/ Ministria e Financave saktëson: Jo çmim reference për banesat, vetëm për bizneset

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Financave ka sqaruar sot çështjen e caktimit të çmimit të referencës për qiratë e ndërtesave, e cila së fundmi ka ngjallur debat pas një vendimi të qeverisë.

Nuk ka asnjë vendim qeverie që vendos çmime reference për qiratë e apartamenteve dhe të dyqaneve. Këto çmime i vendos prej dy dekadash tregu, sipas parimit të kërkesë ofertës. Eshtë tjetër gjë ajo që ka kërkuar qeveria shqiptare dhe e ka vendosur tashmë nëpërmjet një vendimi të miratuar pak ditë më parë. Vendimi i fundit i Qeverisë flet vetëm për ndërtesa që nuk janë apartamente banimi ! Ministria e Financave ka përgatitur dhe dërguar për miratim në Qeveri një vendim që shërben për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”, thotë në një deklaratë ministria.

Po kështu sqaron çështjen se çmimi i referencës së qirave të cilat do të mund të përdoren nga organet tatimore si metodë alternative vlerësimi.

“Ministria e Financave bën të ditur se këto referenca nuk kanë të bëjnë me çmimin e tregut për një metër katror, i cili është një çmim i liberalizuar. Ministria e Financave iu shpjegon të interesuarve se për përcaktimin e çmimit minimal të qirasë për metër katror merret për bazë çmimi i shitjes së ndërtesave për metër katror përcaktuar në VKM-në e sipërcituar sipas qyteteve dhe zonave shumëzuar me 0.3%. Ky çmim minimal për metër katror i qirasë shumëzohet me sipërfaqen e ndërtesës me qira për të përcaktuar vlerën minimale mujore të qirasë. Masa 0.3 % është propozuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas një studimi të kryer në drejtoritë rajonale tatimore.Çmimi i qirasë për metër katror është çmimi i tregut të qirasë, pra ai që palët bien dakord sipas kontratës së noterizuar, por ky çmim për qëllime tatimore nuk do të jetë më i vogël së çmimi minimal i qirasë”, përfundon sqarimi i Ministrisë së Financave.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img